Sot Sekretar i Propagandës së Lulit, dje thoshte: Lulzim Basha, tradhtar i demokracisë

Sot Sekretar i Propagandës së Lulit, dje thoshte: Lulzim Basha, tradhtar i demokracisë

12:26, 10/09/2023
A+ Aa A-

Një nga moralistët dhe ish-kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës, Edvin Kulluri është strukur nën sqetullën e personit të cilin për vite me radhë e ka quajtur quajtur dështak, komik, madje në një rast ka vënë në dyshim edhe ekzistencën e tij për shkak të humbjeve apo verpimeve të tij në politikë. Ajo që e përforcoi edhe më shumë faktin që Kulluri u kthye në lëpirës të Bashës, është pikërisht emri i tij në listën e të përzgjedhurve për sekretarë.

ështak, komik, madje në një rast ka vënë në dyshim edhe ekzistencën e tij për shkak të humbjeve apo verpimeve të tij në politikë.

Kulluri ka pranuar kockën e dhënë nga Basha, i cili e ka emëruar Sekretar të Marrëdhënieve me Publikun.

Po, po. Ai që dikur e shante dhe bënte rolin e moralistit, sot është një sahanlëpirës, i cili për një post është strukur në gjirin e Bashës.

Këtë e tregoi më parë pjesëmarrja e tij në Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës, të sallës të mbushur me miq, familjarë apo inatiçinj, nuk e dimë në cilin grup bën pjesë Edvin Kulluri.

Por ai që sot është zgjedhur nga Luli Basha si Sekretar për Marrëdhënien me Publikun, dikur e quante kryetarin e tij tradhtar të demokracisë.

Këtë e vërteton një status i datës 6 Shkurt i vitit 2020 në rrjetin e tij sociale ku shkruante:

"Në 2014 Rama centralizoi pushtetin lokal duke goditur drejtëpërdrejtë demokracinë përfaqesuese me reformën territoriale dhe Basha as nuk mori pjesë në tryezë! Dy vite më pas Rilindja mbushte Shqipërinë me hashash, ndërsa PD protestonte kundër Metës tek Kryesia e Kuvendit!

Në zgjedhjet e 2017 Rama hyn në zgjedhje me një bilanc qeverisës katastrofë pa mbajtur asnjë premtim të Rilindjes në 2013, Basha lë opozitën pa fushatë dhe hyn në zgjedhje me listat më idiote në historinë e një partie politike dhe i dhuron mazhorancës shumicën parlamentare! Po në 2017 Kuvendi cakton emrat që do propozonin partitë politike pozitë-opozitë që do përbënin KLGJ, KLP dhe KED, opozita tërhiqet nga komisioni duke ja lënë kompetencën tërësisht Rilindjes për të vendosur njerëzit që do bënin emërimet në sistemin e drejtësisë!

Vjen koha për zgjedhjet lokale të 2019 dhe Rama merr në tavolinë të gjitha bashkitë pasi nuk i mjaftonin 45 të tilla po prej vendimeve të Bashës që bojkoton zgjedhjet! Në 2020 miraton Rilindja ligjin për OFL që shkel me të dyja këmbët Kushtetutën, Kodin Penal dhe cënon drejtëpërdrejtë punën e e organeve të drejtësisë, Basha takon tre studentë konviktorë dhe blen 5 kokrra shegë! E ndërkohë që i dhuron çdo pushtet Edi Ramës, fajin ja kanë Lulzim Bashës ata demokratë që kanë qenë kundër vendimeve që e kapitulluan opozitarizmin dhe Shqipërinë në duart e Edi Ramës!

Për të gjithë këtë tradhti të demokracisë që na ka çuar në pushtetin thuajse absolut të Rilindjes, ka vetëm një përgjegjës: Lulzim Basha! Nuk është populli dele siç e etiketojnë servilët e Bashës popullin shqiptar, por kryetari i opozitës në foton më poshtë, me ca qingja që i shkojnë pas në çdo tradhti në gjirin e Ramës!"/cna

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco