VIDEO/ ‘Rama largoi nga PS të gjithë personat me vlera’, Shehaj: Mban rreth vetes njerëz të inkriminuar

17:15, 31/08/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar vlerësimin për ish-kryeministrin Fatos Nano nga kryeministri Edi Rama si Ylli i Mirënjohjes Publike. Shehaj shprehet se në atë dokument  nuk përmendeshin askund meritat e vlerat e ish-kryeministrit, përpos përpjekjet për t'ju kundërvënë palës kundërshtare.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri TV, Shehaj ka deklaruar se Rama i ka eliminuar personazhet me vlerë në PartinëPsocialite dhe mban në rreth e tij persona të inkriminuar.

“Në qoftë se Rama ka dashur të nderojë dhe të vlerësojë Fatos Nanon ka patur mundësi shumë. Partia Socialiste u hap, pranonte njerëz të rinj, intelektualë, njerëz me vlera gjatë drejtimit kryesor të Fatos Nanos. Më pas Rama zgjodhi, siç e tregoi dhe historia, që ne që ishim aty nuk arritëm dot që të qëndronim sepse u kthyem në një sekt i cili vetëm po përdor dhe pa përdor vazhdimisht socialistët. Nuk mund të jetë një vlerësim për Fatos Nanon sot që ai nuk ka mundësi të jetë prezent për të marrë një vlerësim dhe në atë status nuk merej me vlerat që kishte Fatos Nano por përdorej një moment i jetës së Fatos Nanos për të goditur kundërshtarin, edhe pse pa emra. Isjhte një gjest shumë i shëmtuar, siç unë kam kritikuar dhe kur zoti Nano ishte mirë në fushatën e 2021  që Rama u kujtua ta përdorte sepse normalisht socialistët ishin zhgënjyer dhe vazhdojnë të zhgënjehen pikërisht nga ky sekti i cili di vetëm ta shfrytëzojë logon e asaj që është një aset, që quhet partia socialiste që sot për mua nuk ekziston më.

Një titullar i përgjegjshëm do të mbante përgjegjësi. Edi Rama ka gjithë këto vitë që thotë se nuk është përgjegjësi e tij për filanin, për fistekun, nuk është përgjegjësia e tij për të gjitha skandalet e mundshme që po ndodhin në këtë vend dhe vendos të bëjë nga këto skupet brenda për brenda ps-së dhe vendos të bëjë sikur i do shumë socialistët  dhe do bëjë një organizim politik. Pastaj do dalin sërish disa njerëz anonim  që do dalin aty dhe do të thonë që tani e mora vesh nga televizori që u bëra ministër. Do vazhdojnë këto histori, do prodhojë këto tallava, edhe ja tre a katër muaj tjerë do shtyhen derisa të ndodhi arrestimi i radhës , që nuk besoj se do të duhen më shumë se tre ose katër muaj sepse SPAK-u e ka marrë detyrën seriozisht siç shpresoj dhe kam vlerësuar këto momente të fundit të SPAK-ut në drejtimin e zotit Dumani. Asgjë e re nga një kalbësirë që ai e di shumë mirë që tashmë është një pacient terminal dhe vetëm shtyhet e shtyhet me oksigjene  jep njerëze tallave.

Po të bësh krahasimin e individëve që ka pas në krah Fatos Nano me këta që ka në krah Edi Rama, njerëz anonim pa asnjë lloj kontributi as profesional, pa asnjë lloj kontributi personal dhe në partinë socialiste. Nuk janë ata burra dhe gra që kur mernin mandatet e tyre mbanin përgjegjësi që i binin fytyrën atij mandati dhe u përgjigjeshin njerëzve edhe në telefona. Rama është treguar i kujdesshëm të zgjedhi dhe të mbajë rreth vetes pikërisht këta njerëz pa pikën e shtyllës kurrizore. Një pjesë të tyre u inkriminuan rrugës dhe ai e di shumë mirë se ku i ka të inkriminuar dhe i mban me çengelin varur. Ai këta i ka kukulla tashmë që i lëviz si ka qejf. Njëërit u thotë ulu, njërit ngrihu, njërit i thotë fol, njërit mbylle gojën, shumicën i fyen e i trajton në mënyrë skandaloze . Këtë skenarin e tallavasë kishte kohë që e kishte ndërmend dhe e ka menaxhuar shumë mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco