Djegia e mbetjeve/ Berisha: 6 fakte që Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit!

Djegia e mbetjeve/ Berisha: 6 fakte që Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit!

12:53, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD,-së, Sali Berisha, ka rendisur 6 fakte, të cilat dëshmojnë se kreu i qeverisë Edi Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit, aferës së inceneratorëve. gjatë një konference shtypi sot, Berisha tha:

Edi Rama është përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit dhe kjo provohet në mënyrë të pakundërshtueshme nga faktet që vijojnë. 

1. Në kundërshtim flagrant me ligjin, ai sapo erdhi në pushtet, për t'i hapur rrugën aferës së vjedhjes së shekullit, firmosi vetë shpalljen e emergjencës kombëtare mjedisore dhe hodhi poshtë strategjinë e krijuar së bashku me BE-në. Zëvendësoi këtë strategji me atë të trajtimit të mbetjeve me djegie. 

2.  Edi Rama me firmën e tij ka miratuar në kundërshtim me ligjin, përfshirjen në buxhetin afatmesëm të djegësit të Elbasanit.

3. Edi Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016 me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmos me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orës janë firmos 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë ‘mbreti nuk jam unë’.

4. Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrate Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston. 

5. TEC-in e ndërtuar 100% me paratë e buxhetit të shtetit në djegësin e Elbasanit ja ka dhuruar për 25 vite ndërmarrjes së tyre private ‘AlbTek’ nga e cila taksapaguesit marrin vetëm fijën koncensionare prej 2% rregull që ky zbatohet vetëm në rastin e koncesioneve që ndërtohen tërësisht nga privati. 

6. Edi Rama është përgjegjës direkt për vjedhjen e shekullit se në kundërshtim të hapur me nenin 2 të ligjit 9000, të funksionimit të Këshillit të Ministrave ai me gjithë qindra e qindra denoncimeve të aferës korruptive të shekullit në media e parlament, ai nuk ka ndërhyrë, por përkundrazi ka bërë avokatin e vendos të vjedhjes së shekullit sepse është vetë sipërmarrësi kryesor i djegësve.

Pra, të gjitha këto e bëjnë për qytetarët shqiptarë, të pashpresë hetimin e vërtetë të vjedhjes së shekullit dhe pa asnjë shpresë gjetjen e rikthimin e 200 mln eurove të paktën deri më tani. Por ato vazhdojnë të rrjedhin në llogarinë sepse sekuestrimi nënkupton që llogaritë përsëri janë të Zotos dhe Mërtirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco