Braimllari: Veliaj, përgjegjësi kryesor për aferat me inceneratorin

20:05, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, i ftuar në ''Edicionin e Pasdites'' në Syri Tv, u shpreh se PL ishte e para që denoncoi çështjen e inceneratorit ndonëse kaloi pa marrë vëmendjen e duhur. Gjithashtu Braimllari shtoi se përgjegjësi kryesor për aferat korruptive me inceneratorin është Erion Veliaj.

Ajo çfarë dua të them ka të bëjë me faktin se tashmë çdo ditë po verifikohet, tanimë dhe nga Prokuroria speciale sepse e ka marrë në sekuestro inceneratorin e Tiranës, atë çfarë PL ka denoncuar me prova dhe fakte përsa i përket inceneratorit të Tiranës.

Kur ne kemi denoncuar për herë të parë këtë çështje e kujtoj shumë mirë që atë ditë nuk ju kushtua shumë vëmendje. Por ishte  një dosje e punuar shumë mirë nga specialistë dhe të zotë të fushës që e zbërthyen totalisht si kishte funskionuar ai dhe sot ne jemi përballë faktit që është vërtetuar tërësisht ajo që kemi thënë.

Zonja Kryemadhi ka publikuar një video një vit më parë, ku deklaron skemën se si ka funksionuar korrupsioni tek inceneratori i Tiranës dhe tashmë kjo është e vërtetuar.

Ajo çfarë duhet të themi me përgjegësi të plotë ka të bëjë se personi kryesor përgjegjës fajtor, abuzues dhe korruptuar në këtë çështje është Erion Veliaj, ai është personazhi që e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë procedurë por tani dhe nga dosja duket qartazi që ky është personi që e ka kërkuar, ka insistuar dhe e ka realizuar një aferë korruptive që në fakte nuk egziston.

Pse ndodh kjo gjë? Po të shikoni procedurën si ka nisur, kompania koncensionare i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Mjedisit dhe për dijeni të Bashkisë së Tiranës, Ministria e Mjedisit I ka kërkuar Minsitrisë së Financave për miratimin, e cila gjashtë herë ka refuzuar sepse ka kërkuar plotësim informacioni për këtë çështje dhe në fund ka kërkuar edhe vendimin e Këshillit të Qarkut.

MinistrIa  e Mjedisit ja kthen Erion Velisë për të marrë miratimin dhe Veliaj në kundërshtim me ligjin tjetërson totalisht fatin e koncensionit të Tiranës duke marrë në autorësi personale vendimin. Pra, një vendim që duhet ta merrte Këshilli Bashkiak i Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco