Beleri në burg, nënkryetari i KE: Pasoja për Shqipërinë

Beleri në burg, nënkryetari i KE: Pasoja për Shqipërinë

20:58, 03/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka shprehur “shqetësim serioz” për burgosjen e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Për SPAK është provuar dyshimi se kryebashkiaku ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 Euro për çdo person që do jepte votën pro tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Marigo03/08/2023 22:35

O zoti Shina mos u shqetso fare ka shkelur ligjin pike .Si thua ligji te veproj vetem per ca e per disa jo ne greqi jo i vrisni shqiptaret per hic gje kurse zotnia u kap me prtesh ne dore edhe Shqiptar den ba den tani do na Helinizoi Himaren shoku ...

Shto koment

Denonco