Erdhi dita!/ A do ta dorëzojë Rama ish-luftëtarin e UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës, që e ka sulmuar publikisht si të padrejtë?

Erdhi dita!/ A do ta dorëzojë Rama ish-luftëtarin e UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës, që e ka sulmuar publikisht si të padrejtë?

00:46, 03/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Rama është i vetmi kryeministër në 32 vjet demokraci që i ka rënë në qafë Kosovës.

Është i vetmi që ka marrë pjesë dhe ka mbështetur hapur një projekt ndarjeje për Kosovën pas fitimit të pavarësisë së saj.

Është i vetmi që është puthur me Vuçiçin kur ky i fundit lobonte kundër njohjeve, rinovonte kushtetutën dhe nuk hiqte nga ajo nenin për Kosovën, çonte ushtrinë në kufi apo përdorte banda për të destabilizuar atë.  

Mirëpo, si mjeshtër i hipokrizisë që është, Edi Rama, ka bërë patriotin fals më shumë se kushdo.

Ka sulmuar publikisht, nga salla e Parlamentit në vitin 2020 dhe më vonë kudo ku ka mundur, qëllimisht nëpër mixhlise ku dëgjohej më shumë, Gjykatën Speciale në Hagë.

Rama e ka quajtur vendimin e prokurorëve të gjykatës speciale të Hagës për të thirrur Thaçin, Veselin e të tjerë nën akuzat për krime lufte si një sulm ndaj Kosovës, shqiptarisë dhe trashëgimisë së luftës së UÇK-së.

Të gjithë e kujtojnë rastin kur shkroi pamfletin “Edhe 100, i dashur Hashim”, teksa i uronte ditëlindjen Thaçit me një urim të ndjerë, siç di ai, dhe ku sulmoi sërish gjykatën dhe e quajti të padrejtë ekzistencën e saj dhe akuzat ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Patriotizmi i tij shkoi deri aty sa inicioi një rezolutë në Këshillin e Europës, e cila nuk kishte asnjë efekt, dhe ai e dinte mirë, por e bëri vetëm e vetëm për të shijuar disa ditë diskutime rreth emrit të tij dhe të tregohej patriot në sy të shqiptarëve.

Mirëpo ja që erdhi dita që Edi Rama të tregojë se sa patriot është. Sa i vërtetë ka qenë kur ka sulmuar Gjykatën Speciale dhe sa i djeg barku për shqiptarët e Kosovës, veçanërisht ish-luftëtarët e UÇK-së.

Para pak ditësh në Shqipëri është arrestuar një ish-luftëtar i UÇK-së me qëllim akstradimi në DHSK Hagë.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar me akuzën për një vepër penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Akuza nuk është as vrasje, as trafikim organesh, është thjeshtë frikësim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave nga një shkrim në Facebook, dhe i botuar si opinion në media.

Pra nuk ka asnjë akuzë të rëndë që të duhet të ekstradohet Goxhaj.

Nëse Edi Rama i ka patur të sinqerta akuzat ndaj Gjykatës Speciale, ka rastin ta provojë duke mos e ekstraduar ish-luftëtarin e UÇK-së, i cili për më tepër është edhe i biri i një prej komandantëve më të njohur të UÇK-së.

Mirë Hashim nuk e mbajti dot që mos t’ia marrë Haga, le të pengojë Hagën që t’i marrë Goxhajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco