Foni: Operatorët nuk janë kompensuar për kategoritë që përfitojnë udhëtimin falas ose me çmim të reduktuar

17:35, 31/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik Kostandin Foni, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi vendimin për reduktimin e urbanëve nga Shoqata e Transportit Urban, si dhe deklaratën e Veliajt duke e hedhur poshtë atë.

Sipas Fonit Shoqata e Trasportit Urban nuk ka dhënë ultimatum dhe as ka bërë shantazhe por kërkon kompensimin e munguar prej vitesh për kategoritë që përfitojnë shërbim falas ose me çmim të reduktuar.

Vendimi i operatorëve për reduktimin e mjeteve është pasi janë ezauruar gjithë hapat e mundshme ku janë derguar shkresa në mënyrë të vazhdueshme  me kryetarin e bashkisë, ku i bëj dhe thirrje nga këtu që ne jemi të gatshëm të ulemi të flasim në çdo lloj kohe, të diskutojmë dhe analizojmë të gjitha çështjet ekonomike të cilat prekin operatorët dhe nuk kanë mundësi financiare për të operuar me kapacitet të plotë.

Ne nuk kemi vendosur as ultimatume , as kemi bërë shantazhe. Kërkesat tona janë prej kohësh dhe të drejta dhe nuk kemi kërkuar të subvencionohemi me fatura imagjinare por po kërkojmë fakte.

Si kategoritë që përfitojnë udhëtimin falas, ligji është në kontratë, operatoret e kane zbatuar me përpikmëri këtu e 10 vjet që kanë licensën dhe sot që ne flasim nuk janë kompensuar asnjë ditë për kategoritë që përfitojnë udhëtimin falas, për studentët kanë marrë një vendim, kryetari bashkisë në tetor 2022, vendim qe nuk është diksutuar me operatorët dhe e ka publikuar që do udhëtojnë falas studentët.

Ndërkohë që operatorët kanë marrë pagesën për vlerën e kartonit i cili është çmim i reduktuar, dhe mbi këtë çmim duhet të kompensojë vlerën e munguar te operatorët, që do thotë që nëse është aboneja 600 lekë duhet të kompensojë dhe 1000 lekë të tjera tek operatorët  për çdo abone.  

Bashkia duhet të kompensojë operatorët mbi këtë vlerë e cila është vlerë e reduktuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco