Deputeti i PD: Nuk e njohim Bashën kryetar! S’mund të kemi besim te një njeri që ka humbur 5 herë

Deputeti i PD: Nuk e njohim Bashën kryetar! S’mund të kemi besim te një njeri që ka humbur 5 herë

15:23, 31/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet i vendosur se nuk do ta njohin Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Sipas Sulës nuk mund t’i besohet një personi që ka humbur 5 herë. Ndërsa e ironizoi Bashën, ai u shpreh se “nuk po ngel asnjë vend pa e uruar për këtë fitore”.

“Ne si grup nuk e njohim Bashën si kryetar të PD-së, pasi nuk mund të kesh besim te një njeri që ka humbur 5-6 herë. Nuk kam shkuar as në mbledhjen e Kryesisë, pasi nuk e njohim atë Këshill, kryetar apo zgjedhje. Zotëria mund të thotë që unë mund të jem anëtar, por e shoh që u bë dita e dytë që vërshojnë lum urimet. Nuk po ngel asnjë vend pa e uruar për këtë fitore. E kuptoni ku jemi katandisur? Kjo është një turp. Kishte shanset që pas dorëheqjes të jepte kontributin e tij. Kishte një vit e ca që u largua nga skena dhe kishte mundësi për të kontribuar në Parlament me diskutime. I futi ca pushime dhe shyqyr që ndodhi luftë në Ukrainë, e u rikthye. Vishet me bluza si Zelenksy, edhe gruaja e Zelenskyt thotë “kush na i vjedh bluzat ne tela?”. Është bërë meme.

Nëse humb 5-6 herë rresht, ke besim te unë? Ke dalë nga kategoria? Çfarë ka ndryshuar te ty? Je bërë më i bukur, më i zoti? Ishalla ka bërë ndonjë shpikje, se rrota është bërë.”, u shpreh Dashnor Sula në News24.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco