Balla nuk di me se të merret si ministër dhe u shtynë punonjësve të policisë lejet vjetore për në dimër

Balla nuk di me se të merret si ministër dhe u shtynë punonjësve të policisë lejet vjetore për në dimër

17:20, 20/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, u ka kërkuar drejtuesve të policisë të angazhohen dhe të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik.

Gjithashtu mësohet se ka kërkuar që lejet të shtyhen për një moment tjetër, raporton një medium 'dashamirës' me ministrin e ri. 

Mesa duket Balla s'di çfarë të bëjë me postin që i kanë dhënë dhe merret me lejet e policëve, të cilëve ua shtynë për dimër. Në fakt urdhëri i ministrit të ri bie ndesh edhe me kodin e punës. Leja vjetore është e drejtë e punonjësve të administratës publike dhe private dhe nuk përcaktohet me udhër ministri.  Punonjësit e policisë i bëjnë pushimet në mënyrë të kombinuar, nuk është vera e parë kjo këtë vit që ka ardhur Taulanti ministër dhe të pezullohen lejet e punonjësve, sepse sezoni turistik nuk është kalim në gjendje lufte, por një sezon që njerëzit pushojnë, dikush në pazh, dikush në mal apo shtëpi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco