'O tigër, o fratelo'/ Arben Ahmetaj, mbi 3 mijë mesazhe me Mirel Mërtirin

'O tigër, o fratelo'/ Arben Ahmetaj, mbi 3 mijë mesazhe me Mirel Mërtirin

11:47, 11/07/2023
A+ Aa A-

Burime të SYRI TV bëjnë me dije se SPAK ka gjetur një aparat celular të markës Blackberry në shtëpinë e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj.

Aparati ka qenë në përdorim nga ish-zyrtari i lartë. Ai është hapur dhe hetuesit kanë konsatuar se një pjesë e madhe e komunikimeve ishin fshirë, por ekspertët e laboratorit digjital të SPAK kanë arritur t’i rikuperojnë.

Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri në 10 tetor 2012, pra në gati tre muaj, ka patur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazhe mes Ahmetaj dhe Mirel Mërtirit.

Nga komunikimet e gjetura midis tyre rezulton se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalet si: “O la” (nënkupton vëlla), “fratelo”, “tigër”, “i madh”…etj.

PJESE NGA BISEDAT

Mirel Mërtiri: Tek 'Dreri' jam ulur unë o la. Vonohesh?

Arben Ahmetaj: Për pak, jam akoma në mbledhje grupi.

Kohë më vonë zhvillohet tjetër bisedë mes tyre për një porosi që me sa duket Mërtiri ia kishte kryer Ahmetajt. Në episodet mes tyre, vihet re komunikimi i lirshëm, me nofka ndaj njëri-tjetrit. 

Mirel Mërtiri: Fratelo, porosinë ta kreva.

Në një episod tjetër flitet po për takimin mes tyre.

Arben Ahmetaj: Tek 'Sky' jam. Ok, më thuaj kur e ke për mbarë.

Mirel Mërtiri: Ok, po vendose gjë, më thuaj deri nga ora 1.

Arben Ahmetaj: Është e gjithë PS në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco