Samiti i NATO-s, Begaj: Momenti kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Samiti i NATO-s, Begaj: Momenti kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

11:12, 11/07/2023
A+ Aa A-

Zhvillohet ditën e sotme në Vilnius samiti i NATO-s. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai e sheh këtë samit një moment të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.

Begaj shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën. Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, tha Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco