Marshimi rutinë i forcave të Kosovës në Mitrovicë alarmon serbët, reagon Borrell

Marshimi rutinë i forcave të Kosovës në Mitrovicë alarmon serbët, reagon Borrell

19:11, 23/06/2023
A+ Aa A-

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një marshim rutinë të planifikuar në Mitrovicë, për të cilin e ka njoftuar KFOR-in.

Image

Por, marshimi i forcave të Kosovës ka alarmuar serbët dhe një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, presidente  e Lëvizjes Europiane të serbëve nga Kosova dhe Metohija, e cila ka publikuar në Twitter pamjet me një paralajmërim kërcënues:

“Forca e Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut, me sa duket pa miratimin e KFORit dhe NATO-s, - shkroi ajo. - Një përshkallëzim i madh. Si shqiptarët ashtu edhe serbët duhet të jenë të vetëdijshëm se të rinjtë tanë do të japin jetën nëse ka konflikt! NATO nuk do të luftojë për betejat tona, as nuk ka mandat për ta bërë këtë!”.

 

 

Trajkoviç me këtë mesazh ka sensibilizuar Josep Borrel Fontelles, Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, i cili reagoi në Twitter me këtë mesazh:

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime pa gjyq të serbëve të Kosovës dhe Forca të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë,” theksoi Borrell.

 

 

Pavarësisht të gjithave, Forcave e Sigurisë së Kosovës u mjaftua me një njoftim të qartë në rrjetet sociale për ushtrimin stërvitor që kreu, pa replikuar me asnjën palë. Në njoftim thuhet:

"Regjimenti III i KFT realizon me sukses marshimin kondicional"

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të planifikuara ka marshimet kondicionale dhe taktike.

Në vazhdën e kësaj, Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3 KFT) ka realizuar marshimin kondicional për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it, dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj.

Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës. Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 9:00 L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh.

R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtar. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K.

Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës," thuhet në fund të njoftimit.”/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco