Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Plagët sociale që u shkaktuan nga qeveria Rama

Vasili: Gjithçka në kampin Ashraf lidhet me SHBA, gënjeshtra e rëndë e Çuçit - nga halli për të fshehur diçka!

20:26, 20/06/2023
A+ Aa A-

Z. Çuçi: A jeni konsultuar me aleatin tonë strategjik, SHBA-në (për kontrollin në kampin e muxhahedinëve)?

Bledi Çuçi:  “Në lidhje me partnerët, një lapsur apo gabim i juaji a ndoshta nuk e dini që amerikanët nuk janë ndërmjetës, nuk janë pjesë e marrëveshjes! Nuk janë pjesë e marrëveshjes, amerikanët. Ne i kemi partnerë strategjikë amerikanët. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe pa diskutim që ne jemi në një linjë për sa i takon qoftë ligjit ndërkombëtar, qoftë zbatimit të ligjit në Shqipëri. Për këtë të jeni i sigurt dhe ju garantoj për këtë."

Petrit Vasili, nënkryetari i partisë së Lirisë, e konsideroi “gënjeshtër të rëndë publike”, pretendimin e mësipërm të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për bastisjen e dhunshme që kreu Policia e Shtetit në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, në përgjigje të pyetjes së bërë ministrit nga një gazetar gjatë konferencës për shtyp.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko në SYRI TV  se çfarë ka që nuk shkon tek deklarata e ministrit lidhur me pozicionin e SHBA-së ndaj kampit Ashraf, Vasili theksoi:

“Parë në atë këndvështrim që ju e kapët, së pari gjithçka që lidhet me kampin Ashraf lidhet me një komunikim të jashtëzakonshëm, intensiv, të bërë nëpërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ardhja, negocimet e ardhjes kanë qenë propozime të presidentit Obama. Ju e dini që kontingjenti i parë prej 213 vetësh ka ardhur që në kohën e qeverisë Berisha. Në 2013-ën kanë ardhurl; në 2012-ën është negociuar dhe ka qenë dhe Hillary Clinton në Tiranë në atë kohë në një vizitë zyrtare.

Më tej ka pasur bisedimeve të drejtpërdrejta midis Sekretarit të Shtetit... Pra ka kaluar nëpër një komunikim shumë intensiv me amerikanët, se nuk mund të ishte ndryshe, pasi komunikimi i kësaj organizate, ligjërimi i saj dhe marrja e statusit të refugjatit ka lidhje me marrëveshjen që kjo organizatë ka bërë me SHBA-në 20 vjet më parë ku u sqaruan shumë gjëra dhe mori statusit e refugjatit e Shtetet e Bashkuara ishin ato që kërkuan dhe vendosjen e tyre në Irak, por për shkak të pasigurisë në atë zonë, erdhën dhe u vendosën në  Shqipëri. Elementi i parë kjo.

Arsyeja pse gënjen Çuçi dhe thotë që marrëdhëniet tona nuk kalojnë përmes amerikanëve lidhur me këtë çështje, është një gjë, e cila është një gënjeshtër e rëndë publike, që rrjedh nga një hall për të fshehur diçka,” gjykoi në vazhdim Petrit Vasili./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni të plotë intervistën e tij në SYRI TV.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco