Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Hoxhaj: Ndërhyrja e policisë duhet të ishte më e kujdesshme, fatkeqësi që pati një humbje jete

19:09, 20/06/2023
A+ Aa A-

Andi Hoxhaj professor në Univesity College London i  ftuar në ''Task Force'' në Syri Tv, u shpreh se ndërhyrja e policisë në MEK duhet të ishtë më e kujdesshme dhe se është një fatkeqësi që kishte një humbje jete.

Po të shikojmë opozitën iraniane që ndodhet në Shqipëri e vërteta është se në Iran ata nuk kanë më atë peshë që kanë pasur më përpara.

Në Iran dy vitet e fundit ka pasur protesta të jashtëzakonshme, dhe ne e pamë që rinia rezononte shumë herë më shumë me popullin që deri diku MEK në këtë aspekt po bëhet irelevente përa ju përket ardhjes së tyre ne pushtet atje.

Ne po shikojmë infrastukturë digjitale që është bërë një nga shtyllat kryesore të sigurisë në gjithë vendet e BE dhe botë. Sot BE ka publikuar për herë të parë strategjinë përsa i përket sigurisë ekonmike dhe kjo është doktorina e BE.

Shqipëria ka pasur një marrëveshje para 10 vitesh për muxhahedinët por sot shikojmë se jemi në kushte shumë të ndryshme gjeopolitike në gjithë rajonin.  Përsa i përket sulmit është fatkeqësi që patëm një humbje jete dhe mendoj se mund të ishte trajtuar shumë herë më mirë dhe më me sensitivitet, por nëse ka indicie atëherë investigmi duhet çuar deri në fund. Dhe atëherë, duhet të njihemi me faktet dhe shqiptarët me problematikat që mund të ketë, dhe në fund të fundit , nëse do ketë një impakt për ekonominë shqiptare apo edhe për imazhin, atëherë kjo është mirë të komunikohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco