'Gjithë kjo luftë që Vuçiçi dhe Rama të realizojnë Ballkanin e Hapur - Alex Soros kërkon frytet e para'

21:13, 13/06/2023
A+ Aa A-

Dalja hapur kundër Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministrit të saj Albin Kurtit në këto ditë tensionesh me Serbinë, nga Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama, duke anuluar deri edhe mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë më 14 qershor në Gjakovë, ka krijuar një reaksion të fuqishëm në të dy vendet.

Diplomati Agim Nesho gjykon se “gjithë kjo luftë që po bëhet është pikërisht që Vuçiçi dhe Rama të realizojnë projektin e “Ballkanit të Hapur”... që shtyhet edhe nga grupet e interesit amerikan, siç është Fondacioni Soros ose i riu Alex (Soros), i cili kërkon që të ketë frytet e para të fitores së tij, por në një politikë të gabuar, që nuk e njeh ekzistencën e vështirë që ka pasur kombi shqiptar.”

Ndiqni pyetjen që i drejtoi gazetari Adi Krasta, ambasadorit dhe argumentin e tij në vijim në emisionin "A Krasta Show":

Adi Krasta: Ambasador, a mund të themi që ka një gjë të pakuptueshme në këtë multi-kolorit të Kryeministrit të Shqipërisë në raport me këtë ngjarje? Si e lexon ti, që nga refuzimi për t’u takuar deri te kërkesa për t’u takuar në një sistem më të ngushtë ministrash të Jashtëm dhe të Drejtësisë?

Agim Nesho: Ju e shpjeguat në rregull dhe jam plotësisht dakord që ka një vështirësi. Kryeministri shqiptar nuk mund ta përballojë këtë mënyrën se si e ka vënë veten e tij, në një shërbëtor të çështjeve të Vuçiçit dhe të përkrahjes së rolit të tij që duhet të ketë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është kryesorja. Dhe unë mendoj që gjithë kjo luftë që po bëhet është pikërisht që Vuçiçi dhe Rama të realizojnë projektin e “Ballkanit të Hapur”. Ky është problemi kryesor.

Ky është problemi që shtyhet edhe nga grupet e interesit amerikan, siç është Fondacioni Soros ose i riu Alex, i cili kërkon që të ketë frytet e para të fitores së tij por në një politikë të gabuar, që nuk e njeh ekzistencën e vështirë që ka pasur kombi shqiptar, që gjithmonë në mënyrë të padrejtë, që nga konferenca e Londrës, Konferenca e Berlinit, është dëmtuar dhe është ndarë dhe në një kohë të tillë kur sot po projektohen skenarë, të cilët i japin prioritet politikës për të mbajtur Vuçiçin në pjesën perëndimore të saj dhe këtë politikë e justifikon në një mënyrë të paarsyetueshme, kryeministri ynë. Kjo është diçka që unë mendoj që në fund të fundit atij i vjen turp të shkelë në Kosovë se po të isha unë një shqiptar i ndershëm, ai nuk do të kishte vend të vinte edhe në Kryeministri me gjithë këtë lojë që po bën ndaj Kosovës.

Por unë mendoj që ky është një projekt më i gjatë, është një projekt që ne e kemi parë të realizuar me heqjen e qeverisë pro-atlantiste në Malin e Zi, me përpjekjet që bëri Abazoviçi dhe u përpoq t’i justifikonte veprimet për të futur Kishën Serbe jo vetëm në Malin e Zi, po ua propozoi shqiptarëve si mënyrë komunikimi dhe pranimi të një kompromisi me palën serbe.

Ky është një konspiracion nga ana e tyre, por që duhet menduar që populli shqiptar dhe regjimi i Kosovës, që është një regjim pozitiv për mbrojtjen e çështjes kombëtare, duhet ta demaskojë sa më shpejt.”/ar.sh/SYRI.NET

Emisioni i plotë "A Krasta Show".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco