Mediat e Kosovës: Do anulohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pritet dalja e Ramës

Mediat e Kosovës: Do anulohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, pritet dalja e Ramës

19:00, 13/06/2023
A+ Aa A-

Një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është planifikuar të mbahet nesër. Vendndodhja e mbledhjes së dy qeverive është në Gjakovë.

Por tashmë ka dyshime nëse kjo mbledhje e paralajmëruar do të mbahet mes dy qeverive, shkruajnë mediat kosovare.

Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Kosovë për këtë mbledhje.

Kurse burimet e gazetës Nacionale informojnë se ka dilema nëse do të vazhdohet me itinerarin dhe agjendën e planifikuar për mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Këto burime thonë se Qeveria e Shqipërisë ka shprehur mëdyshjet e saj nëse duhet të mbahet kjo mbledhje. Madje, burimet kanë paralajmëruar një konferencë të Ramës, ku do të sqarohet kjo çështje.

Në lidhje me këtë temë, gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në pyetjen nëse do të mbahet kjo mbledhje, Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje deri tani.

Më herët, kryeministri i Kosovës Albin Kurti reagoi lidhur me draftin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka thënë se nuk e ka parë këtë draft, por adresa duhet të jetë Beogradi dhe kërkesa për shqiptarët në Luginë.

“Kryeministri Edi Rama, këtë draft-statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco