Bardhi: Nuk vazhdohet më me ilegjitimitet! Ky ngërç na ka dëmtuar

Bardhi: Nuk vazhdohet më me ilegjitimitet! Ky ngërç na ka dëmtuar

13:17, 12/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara pas hapjes së garës për lidershipin e ri brenda partisë së vulës, ku pritet edhe përplasja më e fundit.

Në një intervistë për mediat, Bardhi theksoi se vendimi i kryesisë duhet të konfirmohet në Këshillin Kombëtar dhe për këtë 17 anëtarë të kryesisë janë kundër.

Sipas Bardhit, ajo që ka rëndësi është legjitimiteti për kryetarin e ri, pasi për një vit e gjysmë kemi qenë në një ngërç legjitimiteti.

Bardhi: Në cilësinë time si Sekretar i Përgjithshëm respektoj vendimin e kryesisë, por do jem i detyruar të ndjek hapat që parashikon statuti i partisë. Për mua nuk ka rëndësi se si quhet kryetari i ri i PD-së. Ajo që ka rëndësi për PD-në është legjitimiteti për kryetarin e ri. Ne për një vit e gjysmë kemi qenë në një ngërç legjitimiteti. Ka pasur institucione paralele. Ky ngërç e ka dëmtuar PD-në. Procesi që do të duhet të organizojmë do të duhet të jetë sipas statutit dhe i pakontestueshëm. Në të kundërt PD do të rifutej në ngërçin e legjitimitetit. Jam duke vlerësuar të gjitha detyrimet sipas statutit të partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco