SYRI TV/ Ina Zhupa thërret në interpelancë Evis Kushin: Thyet ligjin, i bëtë qokën Gjinushit

14:12, 08/06/2023
A+ Aa A-

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike u shoqërua me debate në Kuvend mes deputes demokrate Ina Zhupa dhe Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zhupa ngriti akuza ndaj ministres se ka shkelur Kushtetutën për të plotësuar dëshirat e Skënder Gjinushit. Por Ministrja Kushi u justifikua duke thënë se për shkrirjen e akademisë kishte dakordësi me studiuesit.

SYRI TV

Në interpelancën e zhvilluar në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi Ministren e Arsimit Evis Kushi se ka shkelur kushtetutën për t`i plotësuar dëshirat Skënder Gjinushit, duke shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Por teksa anëtarët dhe drejtues të Akademisë së Studimeve Albanologjike, janë shprehur publikisht kundër bashkimit me akademinë e shkencave, Kushi ka pretenduar se studiuesit e akamdeisë kanë qenë pro vendimit.

Në përfundim të interpelancës, deputetja Zhupa ka deklaruar se çështja do të ndiqet në Gjykatën Kushtetuese, për të gjitha parregullsitë ligjore. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco