Vasili: Polici në çfarë vrime je fshehur, ja ku i ke krimet zgjedhore në Kadastër

Vasili: Polici në çfarë vrime je fshehur, ja ku i ke krimet zgjedhore në Kadastër

13:45, 13/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas denoncimit që ka bërë Syri TV me shpërndarjen e legalizimeve nga kadastrat .

Vasili është shprehur se krimi zgjedhor është live në media dy orë rresht në Kadastër, ku Rama dhe rilindja të tmerruar nga humbja po shkelin haptas Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal.

Postimi i Vasilit:

Polici ne çfare vrime je fshehur, ja ku i ke krimet zgjedhore ne Kadaster!

Krimi zgjedhor eshte live ne media dy ore rresht ne Kadaster, ku Rama dhe rilindja te tmerruar nga humbja po shkelin haptad Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal.

Polici ku je strukur, ku je fshehur dilni nga vrima se duke mosvepruar je njelloj fajtor dhe do pergjigjeni deri ne fund para ligjit.

SPAK pse nuk vepron ja ku i ke sa nje mal krimet zgjedhore.

KQZ ne ç'planet je zhdukur, qe nuk vepron kur krimi zgjedhor eshte ne mes te dites dhe ne mes te sheshit.

Pakti mafioz i heshtjes do t'ju marre me qafe dhe nuk ju shpeton dot nga pergjegjesite e renda penale qe po merrni persiper duke mos vepruar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco