Ina Zhupa: Funerali i Ramës në Sarandë. 4:0 për kandidatët tanë!

Ina Zhupa: Funerali i Ramës në Sarandë. 4:0 për kandidatët tanë!

22:24, 05/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se Saranda do t'i përgatisë funeralin politik Edi Ramës. 

Kryeministri zhvilloi këtë pasdite takimin elektoral në qytetin bregdetar, por dukshëm ishte i dëshpëruar dhe diskursi i tij paralajmëronte humbjen e kandidatit të tij, Ardit Cikuli. 

Disa herë gjatë fjalimit të tij ai i bëri thirrje kandidatit të pavarur, Gjergji Mërkuri të tërhiqet nga gara, edhe duke e paralajmëruar mes rreshtave për pasoja për këtë faj që po bën. 

Ina Zhupa thekson se kandidati i Ramës në Sarandë, Oltion Caci, në këto zgjedhje pritet të dalë i treti, pas Ardit Cikulit fitues dhe socialistit Gjergji Mërkuri. 

Postimi
Funerali i Ramës në Sarandë!
4 me 0 për kandidatët tanë, këtë e di çdo qytetar i Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvinës. Kryebashkiakët e ardhshëm Ardit Cikuli, Fatmir Shero, Leonidha Hristo, Ilir Mehmeti do vënë bashkitë në shërbim të qytetarëve.
Një rekord tjetër do kenë në Sarandë ku pas fitores së Ardit Cikulit, kandidati i importuar Oltion Caci do ju dali për herë të parë i treti. Kjo shpjegon edhe lutjet dhe përgjërimet e Ramës ku më shumë lavdëroi përfaqësuesin e vërtet të socialistëve Gjergji Mërkuri sesa kandidatin e importuar Olti.
Asnjë fjalë për zhvillimin e qyteteve vec lavde për Ramën dhe patetizma të fitoreve imagjinare që janë shumë larg realitetit të sotëm. Tallava-kandidatët do harrohen me mbarimin e fushatës.
Trafikun që ju bënë autobusat e Durrësit dhe Tiranës që mbushën sheshin që se mbushnin dot 4 bashki nuk ja u kishin borxh qytetarët e Sarandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco