Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Gjergji mbylle fushatën, përndryshe ...

Rama kërcënon kandidatin e pavarur në Sarandë: Gjergji mbylle fushatën, përndryshe ...

21:30, 05/05/2023
A+ Aa A-

I nevrikosur, tensionuar dhe i inatosur.

Kështu ishte Edi Rama mbrëmjen e sotme në takimin elektoral të zhvilluar në Sarandë. Duket se sondazhet e brendshme që e nxjerrin humbës, kanë bërë që Rama të mbajë një fjalim prej gati 2 orësh, duke sharë kë ti vinte ndër mend.

Por gjatë fjalës së tij, Edi Rama ka vendosur që të kërcënojë edhe kandidatin e pavarur për bashkinë e Sarandës, i dalë nga radhët e PS-së, që Ramës siç duket i ka prishur punë, sepse po i merr votues.

E për këtë arsye, Rama i ka kërkuar sot Gjergji Mërkurit që të mbyllë fushatën dhe të braktisë mbështetësit e tij, sepse në të kundër ‘gabimi mund të kthehet në faj’.

Një kërcënim haptas ndaj një kandidati, i bërë nga Edi Rama, vetëm e vetëm sepse ai po i merr votat e socialistëve të pakënaqur nga qeverisja e Ramës dhe pak më shumë nga importimi i një kandidati nga Tirana për në qytetin e Sarandë.

Ja çfarë tha Edi Rama mbrëmjen e sotme në Sarandë:

Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjegj Mërkurit njerëz këtu të PS i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh. Kjo nuk është arsye për të bërë atë Stefani nuk e bën kurrë.

Kjo nuk është arsye për tu çuar dhe për të dalë matanë rrugës dhe për të kërkuar voto që i bëjnë dëm PS në këtë betejë. Nuk ka asnjë këtu që është në këtë shesh, nuk ka asnjë këtu që nuk është në këtë shesh dhe që nuk e do kthimin mbrapa, që është dakord me atë që po bën Gjergji aktualisht.

Hatërmbetja nuk është këshilltar i mirë.

Aq më pak pastaj, dalja në anën tjetër të rrugës pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Gjergjit i kanë rënë në qafë, por tani Gjergji nuk duhet ti bie që qafë të gjithë PS, të gjithë atyre që janë këtu dhe mbi të gjitha nëse askush nuk gëzohet për ata që bën Gjergji ,janë ata tjerët që gëzohen. Kështu që unë gjegjin do ta ftoja të gjejë arsyen brenda vetes dhe nëse për një arsye ose një tjetër e ka të pamundur që ta ulë pak kokën, të paktën ta mbyllë fushatën.

Ta mbyllë fushatën dhe të presë përfundimin e fushatës më 14 maj, të presë fitoren e Oltit dhe të PS dhe pastaj të kthehet në PS të ulemi në tavolinë t’i diskutojmë gjërat. Ata që kanë rënë në qafë ta pranojnë fajin, Gjegji ta pranojë fajin që po bën. Të bashkohemi dhe vazhdojmë përpara.

Ndërkohë të gjithë atyre që i kanë thënë Gjergjit vazhdo përpara se ne do vijmë pas teje, që janë të majtë dhe që janë njerëz që duan Sarandën u them ndihmojeni Gjergjin të mbyllë fushatën dhe ka vetëm një drejtim më 14 maj, drejtimi është tek kandidati ynë dhe tek PS. Çdo gjë tjetër është gabim i madh që për një njeri si Gjergji bëhet edhe faj.

E kuptoj mirë Gjergjin, i kuptoj edhe ata që kanë arsye për të qenë të hatërmbetur. Në zyrat tona nëpër qytete kemi njerëz që nuk jemi krenarë, ata njerëz jo vetëm që nuk janë të denjë për PS, për qytetarët, por ata njerëz janë arsye për t’u skuqur ne të gjithë.

Ama zgjidhja nuk është ajo që ka gjetur Gjergji bashkë me ata që e mbështesin. Zgjidhja është të vazhdojmë të këmbëngulim këtu së bashku dhe ti përmirësojmë gjërat sëbashku, sepse edhe njëherë po ta kthejmë kokën mbrapa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli05/05/2023 23:27

Sa socialiste te ndershem , qe gezonin simpatine edhe besimin e socialisteve e me gjere ke menjanuar ti me zgjedhjet e tua personale , e kur ndonjeri te del perball si Gjergji kujtohesh per ta vleresuar ... Ne mbeshtesim Gjergjin dhe ate qe ai perfaqeson !

Shto koment

Denonco