Brisida Shehaj: Mariglen Qato tendera miliona euro dhe nepotizëm në bashkinë e Tiranës

18:46, 26/04/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj denoncoi me fakte skemën e korrupsionit në bashkinë e Tiranës, ku drejtori i IMT, Mariglen Qato është i përfshirë në nepotizëm dhe tendera miliona euro, edhe pse ligji ia ndalon. 

Për "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, Shehaj tha se Qato ka punësuar njerëz të afërt të fisit në bashkinë e Tiranës. 

Ajo shkoi edhe më tej kur deklaroi se Mariglen Qato, përmes kompanisë në emër të vjehrrit të tij, ka fituar tendera me vlerë 25 mln euro nga Bashkia e Tiranës. 

Gjithashtu, Shehaj shtoi se edhe tenderin për shembjen e pallatit të "Myslym Keta" e ka fituar pikërisht kompania e Mariglen Qatos, drejtori i IMT-së Tiranë. 

"Është ndër rastet më flagrante që flet për abuzimet me fondet. Kemi informacione për disa nga drejtorët e bashkisë së Tiranës që kanë përdorur jo lidhje të drejtpërdrejta familjare, por lidhje shumë të afërta shoqërore. Ne kemi vendosur të flasim me fakte. Kemi lidhje nepotike. Zonja Elisabeta Cjapi dhe Taulant Cjapi janë motër e vëlla të cilët janë kunetërit, motra dhe vëllai i gruas së Mariglen Qatos dhe sigurisht vëllai i Mariglen Qatos, Klevis Qato që punon në bashki. Ajo zonja është drejtoresha e financës në UKT. Mariglen Qato fillimisht ka punuar në UKT, ka qenë anëtar bordi dhe drejtues. Në 2018 ngrihet në detyrë dhe bëhet drejtor i IMT-së Tiranë. Mariglen Qato, Redi Molla që ka qenë drejtor i Përgjithshëm dhe Elvin Tivari një lidhje që del më vonë, kanë punuar të tre bashkë në UKT. Tek tenderat sipas viteve. Muhamet Petriti është vjehrri i Alfred Qatos i cili është vëllai i Mariglen Qatos. Muhamet Petriti ka qenë pronar i kompanisë në fjalë që flasim dhe kjo kompani ka përfituar diku te 25 mln euro pa TVSH vetëm tendera. 25 tendera vijnë direkt nga Bashkia e Tiranës. Një kompani e sapohapour gjëja e parë që bën fiton tendera. Kjo kompani ka bërë edhe demolimin e pallatit në "Myslym Keta", pallatin që Belind Këllicci e denoncoi si një aferë dhe nuk duhej shembur se nuk kishte ato dëme nga tërmeti. Kjo kompani e famshme VAS dhe më pas u bë 5D Konstruksion ka fituar edhe tenderin për të prishur atë pallat. Pra, kompania e Mariglen Qatos, drejtori i IMT, ka fituar edhe tenderin për të prishur atë pallat. Ka fituar tendera për rrugë, pedonale", tha ajo.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco