Parlamenti bllokon rritjen e pagave/ Shalsi: Duam edhe ne rritje

Parlamenti bllokon rritjen e pagave/ Shalsi: Duam edhe ne rritje

17:21, 25/04/2023
A+ Aa A-

Parlamenti ka bllokuar ligjin e ri për rritjen e pagave për shkak se deputetët kërkojnë që t’u rritet rroga edhe atyre. Drafti i propozuar nga qeveria ishte parashikuar të votohej këtë të martë në Komisionin përgjegjës, atë të Ekonomisë dhe Financave.

Por gjatë diskutimit të projektligjit, deputetët e të dy krahëve kanë shprehur pakënaqësi të shumta për projektligjin, veçanërisht për faktin se ai nuk parashikon rritjen e rrogave për ligjvënësit duke vendosur që ta pezullojnë miratimin e tij për pas zgjedhjeve.

Oligarkia.al ka mësuar se i pari që e ka ngritur çështjen e mos rritjes së rrogave për deputetët ka qenë vet kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi.

Shalsi është kujdesur që para se të ngrinte këtë çështje të fikte kamerat që transmetojnë live punimet e Komisionit dhe të urdhëronte ndalimin e regjistrimit të fjalës së tij.

Më pas deputetët e të dy krahëve janë përfshirë në diskutime informale, të paregjistruara ku në shumicë kanë shprehur mbështetjen për të kërkuar rritje pagash nga qeveria dhe kanë vendosur që diskutimi i ligjit të shtyhet pas zgjedhjeve vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco