Vasili: Hy, shporruni gënjeshtarë të pështirë, se ua shpifët të gjithëve!

Vasili: Hy, shporruni gënjeshtarë të pështirë, se ua shpifët të gjithëve!

08:49, 23/04/2023
A+ Aa A-

Petrit Vasili ia ka renditur në një video, mashtrimet elektorale kryeministrit, duke e sulmuar në më të madhin premtim që Rama s’e mbajti kurrë, furnizimin me ujë të qyteteve dhe fshatrave të vendit.

"Hajduti që hedh valle dhe që veç mashtron, - ka komentuar Vasili ndërsa shfaq pamjet më poshtë. - Miliarda euro, me sebepin se do të sillje ujë 24 orë, i gllabërove. Hë, hajdut i valles, pse nuk ikën siç ke thënë vet në vitin 2013, kur ishe në opozitë?! Apo kur je në pushtet i bie legenit ndryshe?!

Ti, hajdut i valles, nuk e prure ujin 24 orë as për 10 vjet që je në qeveri dhe as për 20 vjet që je në bashki, me gjithë mashtruesin tjetër Veliaj. Hy, shporruni gënjeshtarë të pështirë, se ua shpifët të gjithëve!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Barbarosa23/04/2023 11:43

Të lumtë o Petrit Vasili!!! Në këtë fushatë po shohim gjithfarë karikaturash dhe pelivanë që shfytyrohen për votën e pushtetit të tyre të kalbur dhe regresiv!

Shto koment

Denonco