'Piranjat'/ Bashkia e Devollit harxhon 180 milionë lekë për një ujësjellës që nuk 'ekziston'

21:56, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ndonëse janë shpenzuar 180 milionë lekë për ujësjellësin në Bashkinë Devoll, në fshatin Miras, ndonëse ka kaluar vite dhe Ujësjellësi ende nuk ka përfunduar.

Bashkia nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe natyrshëm as kompania, e cila kishte detyrimin për të kryer punimet.

PIRANJAT

Jemi kthyer edhe njëherë në bashkinë Devoll. Sepse mesa duket problemet ne qytetin juglindor nuk paskan fund. Kësaj radhe bëhet fjalë për ujësjellesin e fshatit Miras, një investim i bërë në bashkëpunim me shoqërinë Autovision Al. Por le t’i marrim gjërat në mënyrë kronologjike. Në 16.04.2019 Bashkia Devoll, asokohe me kryetar Bledjon Nallbatin, lidh akt-marrëveshjen e financimit me shoqërinë “Autovision al”, me objekt “Ndërtimin e rrjetit të jashtëm për furnizimin e ujësjellësit të fshatit Miras nga burimi i valës së Sinicës. 

Sipas kësaj akt-marrëveshje, shoqëria konçensionare, që po ndërtonte në territorin e Bashkisë Devoll Hec Qytezë, do të financonte materialet e ndërtimit dhe karburantin, prej 3612 litra naftë, që do të përdornin mjetet për ndërtimin e ujësjellësit. 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shoqëria brenda 14 ditësh do të sillte mostrat e materialeve për miratim nga specialistët e Ujësjellësit dhe brenda një jave do të siguronte furnizimin, duke i dorëzuar materialet pranë Ujësjellës Kanalizime Devoll sha.

Ndërsa kompania zvarrit nisjen e punimeve, në qershor të 2019, kryetar i Bashkisë bëhet zoti Eduard Duro. Kryetar i ri, rrregulla të reja.Për arsye të panjohura, për kontratën me kompaninë Autovision Al, nuk flitet më, ndërkohë që muajt kalojnë dhe bëhen vite. Për kontratën që do të kryente punimet e ujësjellësit të Mirasit, kujtohet më në fund Kontrolli i Lartë i Shtetit, raporti i të cilit konstaton se nga ana e shoqërisë nuk jane respektuar afatet e përcaktuara në marrëveshje për dorëzimin e materialeve, dhe nga të dhënat e magazinës së Ujësjellës-Kanalizime Devoll, në 25,04, 2019 janë dorëzuar mostrat e materialeve dhe në 06, 06, 2019, 2500 ml tuba ujësjellësi, kur në fakt në preventiv sasia shënon 5.020 ml tuba.

KLSH ka konstatuar gjithashtu se nga të dhënat e magazinës nuk ka sasi tjetër materiali të dorëzuar, pra akt-marrëveshja nuk është zbatuar e plotë.

Kanë kaluar kater vite dhe Ujësjellësi ende nuk ka përfunduar. Bashkia nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe natyrshëm as kompania, e cila kishte detyrimin për të kryer punimet. Këtu ka diçka që nuk shkon, por më mirë se askush, mund ta sqarojë kryetari i Bashkisë, zoti Duro.

Le ta pyesim njëherë kryetarin se përse janë zvarritur punimet e ujësjellësit dhe cila është arsyeja që shoqeria Autovision Al, nuk e ka zbatuar këtë akt marrëveshje?

Interesimi në Bashkinë Devoll

Rovena shkon tek Bashkia dhe merr kryetarin në cel i cili i thotë bëj kërkesë me shkrim dhe lëre aty.

Meqë nuk kryetari nuk donte të na takonte, vendosëm ta presim jashtë ambienteve të bashkisë.

(E pret të dalë, e kap te makina.)

Rovena: A është bërë ujësjellësi në Miras?

Kryetari i kap mikrofonin dhe nuk flet asnjë fjalë.

Rovena: A e keni pezulluar projektin e ujësjellësit?

Kryetari i shtyn dorën dhe futet në makinë e largohet.

Siç e patë edhe ju në VIDEO, kryetari nuk dha asnjë përgjigje. Sepse, siç e thotë edhe populli: Heshtja flet më shumë se fjalët.

A do t’i pergjigjet kryetari pyetjes, çfarë fundi pati investimi 180 milionë lekë? Sepse ujësjellesi ende nuk shihet gjëkundi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco