'Në listë pa dëshirë'/ Basha-Alibeaj braktisen edhe në Tiranë e Fier

23:05, 29/03/2023
A+ Aa A-

Vijojnë dorëheqjet nga lista e kandidatëve për këshilltar nga dyshja Basha-Alibeaj. Në Tiranë ka dhënë dorëheqjen Arben Mali,  i cili ishte listuar në pozicionin e 21, ndërsa më e rëndë është situata në Fier, ku Ardit Gurguri është futur në lista pa u pyetur dhe pa dëshirën e tij. Me anë të një statusi në Facebook, Gurguri deklaron se do të kryej procedurat për çregjistrim nga kjo listë.

SYRI TV

Në pamundësi për të gjetur emra për këshilltar bashkiak, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë plotësuar listat me qytetarë kundër dëshirës së tyre.

Pas kandidatëve për kryebashkiakë dorëheqje janë dhënë edhe nga kandidatët për këshill bashkiak.

Rasti më flagrant është regjistruar në Fier, ku Ardit Gurguri është futur në lista pa dëshirën e tij.

Gurguri ishte vendosur i 29 në listë, por me një njoftim në Facebook ai deklaroi se as nuk është pyetur e as ka firmosur për t'u kandiduar.

Dje pasi u bënë publike listat e kandidatëve për Këshillat Bashkiak në mes emrave pash të vendosur dhe emrin tim. Unë nuk kam firmosur dhe as kam dhënë aprovimin tim për anëtar të Këshillit Bashkiak. Menjëherë pas kësaj komunikova me nënpunës të KQZ dhe bëra kërkesë për heqjen e emrit tim nga ajo listë.

Ardit Gurguri 

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Tiranë, ku Alibeaj ka vendosur në listën e këshilltarëve Bashkiakë për Tiranën Arben Malin.

Pasi listat janë dorëzuar në KQZ nga ana e Alibeajt, Arben Mali i ka dërguar këtij institucioni një kërkesë për tërheqjen e emrit të tij nga lista.

Unë i nënshkruari Arben Qemal Mali i datëlindjes 09.08.1968 paraqes dorëheqjen time për kandidimin si anëtar i këshillit bashkiak Tiranë në zgjedhjet e 14 Majit 2023.

Arben Mali

Mësohet se Arben Mali ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco