Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Basha-Alibeaj braktisen edhe në Tiranë!

Basha-Alibeaj braktisen edhe në Tiranë!

18:02, 29/03/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj po marrin një shuplakë domethënëse në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit që shkrumbon skenarët e tyre përçarës mes demokratëve. 

Të dy u munduan duke përdorur çdo gjë të kundraligjshme, përfshirë edhe ndërhyrjet e Edi Ramës, për të mbajtur vulën e Partisë Demokratike, por llogaritë nuk i kanë bërë mirë. 

Një ditë më parë, brenda pak orësh, nga radhët e tyre u larguan 4 kandidatë për kryetar bashkie dhe një i pestë që nuk arriti të regjistrohej në KQZ. 

Por sot hemorragjia ka vijuar me listat e kandidatëve për këshillat bashkiake. 

Arben Mali ishte kandiduar nga Enkelejd Alibeaj në këshillin bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e 14 majit. 

Këtë të mërkurë, përmes një shkrese, ai njofton dorëheqjen. 

"Unë i nënshkruari Arben Qamil Mali, i datëlindjes 09.08.1968 paraqes dorëheqjen time për kandidimin si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë në zgjedhjet e 14 majit 2023 nga Partia Demokratike", shkruan Mali.  

Image

Mësohet se Arben Mali ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

Ndërkohë, më herët, nga grupi Alibeaj u largua edhe një kandidat për këshillin bashkiak të Fierit

Ardit Gurguri akuzoi Alibeajn se i kishte përfshirë emrin pa e kontaktuar dhe kërkoi menjëherë heqjen e emrit të tij nga lista e kandidatëve për këshilltarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj01/04/2023 19:32

Z. Enkeleid, pse e poshtron vetën kaq shumë?!! Do vijë një ditë dhe sado që duket se nuk skuqesh lehtë, do të të vijë turp nga vetja! Pa le më nëse ke apo do kesh pasardhës: përse? do të të thonë.. e neverinë do e shohësh ta shfaqin hapur! Do thuash, e të jesh i sigurtë: hapu dhe të futem! Zë mend o njeri sa je në kohë do të të thoshte Konica..

Shto koment

Denonco