‘Po ndihmoni Ramën’, deputeti Sula kundër Alibeajt: Nuk duhet të nxjerrim kandidatë kundër atyre të Primareve

‘Po ndihmoni Ramën’, deputeti Sula kundër Alibeajt: Nuk duhet të nxjerrim kandidatë kundër atyre të Primareve

09:40, 27/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në një reagim në “Facebook” është shprehur se zgjedhjet e 14 majit janë një mundësi e mirë që bashkitë të mos mbeten në dorën e një njeriu.

“Ne nuk duhet të nxjerrim kandidat kundër kandidatëve të Primareve. Unë distancohem nga kjo lëvizje. Është e gabuar të çajmë votën opozitare. Ndihmon partinë në pushtet”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai thekson se është përgjegjësi e opozitës që të krijojë një frymë alternative dhe një besueshmëri se pushteti lokal që është më pranë qytetarëve mund të menaxhohet më mirë.

STATUSI:

Dublimi kandidatëve të opozitës nuk i shërben demokratëve as gjithë shqiptarëve.

Jemi 50 ditë larg zgjedhjeve lokale. Një mundësi e mirë për të gjithë shqiptarët që bashkitë të mos jenë më në dorën e 1 njeriu. ( Të vetem ne doren e nje partie shtet PS.). Pas 4 vitesh të një çmendurie kolektive ku opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, tani është momenti që ti jepet fund kësaj “monokracie”.

Është përgjegjësi e opozitës që të krijojë frymë, alternativë dhe besueshmëri te qytetarët se pushteti lokal që është më pranë qytetarëve mund të menaxhohet më mirë. Ne si opozitë duhet të maksimalizojmë votat opozitare dhe ti bëjmë ftesë atyre familjarëve që kanë mbetur vetëm pasi fëmijët janë detyruar të largohen, të bashkohen me ne në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë një të ardhme më të mirë.

Që ta bëjmë këtë, që të marrim jo vetëm mbështetjen e demokratëve por duhet të tejkalojmë inatet personale dhe të mendojmë më afër qytetarëve. Që të marrim mbështetjen edhe të atyre që s’janë demokratë të përbetuar, duhet fillimisht të mos ndajmë votat e demokratëve.

Luçiano Boçi,Mustafa Pashja, Bedri Qypi…… janë demokrat. Janë një prej nesh. Ndaj nëse ne duam të mirën e demokratëve dhe qytetarëve pa parti, nuk duhet tu nxjerrim atyre rivalë po opozitarë, po të djathtë. Por duhet të bashkohemi kundër atij që kemi kundërshtar politik.

Si në bashkitë e qarkut Elbasan ashtu edhe në të gjitha qarqet e tjera.

Ne nuk duhet të nxjerrim kandidat kundër kandidatëve të PRIMAREVE. Unë distancohem nga kjo lëvizje. Është e gabuar të çajmë votën opozitare. Ndihmon partinë në pushtet.

Nëse ne na dhimbset logo e partisë dhe duam ta forcojmë, atëher blindojmë këshillat bashkiakë. Nëse vërtet duam të ruajm flamurin, logon e vulën e PD jua ofrojmë qytetarëve me këshilla bashkiak. Ndërkohë edhe kandidatët për kryetar bashkie janë një prej nesh. ( Janë demokratë e opozitarë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco