Belind Këlliçi citon fjalimin e stërgjyshit të tij në Kuvend, në vitin 1921: Tingëllon më aktuale se kurrë...

22:28, 23/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit me një fjalim të fortë në Kuvend.

Mesazhet e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ishin të drejtpërdrejta dhe vijnë si një reflektim i këtyre dy viteve të angazhimit në jetën politike si anëtar i Parlamentit.

Këlliçi ka shprehur zhgënjimin për atë që ka parë dhe dëshmuar në këto kohë, ndërkohë që pritshmëritë e tij ishin të mëdha.

Në fjalimin e tij, kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës citoi dhe fjalët e Masar Këlliçit, stërgjyshit të tij, duke i cilësuar si aktuale, edhe pse kanë kaluar 100 vite nga ai fjalim.

Deputeti i drejtohet ministrit të financave: “Dua të pyes ministrin e financave, përse veç rrogave i ka pague 11 franga arë këtyre nëpunësve, në këtë mënyrë kanë vepruar dhe ministrat e tjerë. Për shpërblime janë shpenzuar 10 mijë napolona, këto parë janë harxhue kot, në vend të që të përdoreshin për ndonjë shkollë, spitale, rrugë e të tjera.”

Këto janë fjalët e thëna në sallën e kuvendit të Shqipërisë në tetor të vitit 1921 janë fjalët e deputetit të Tiranës, në parlamentin e parë, Masar Këlliçit, stërgjyshit tim.

Është e pafalshme për klasën tonë politike, për të gjithë ata që kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo sallë, këto fjalë sot tingëllojnë më aktuale se kurrë", u shpreh Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco