Vasili: Vazhdon asfalti elektoral në mes të shiut! Duan të kalojnë 14 majin dhe të qeshin me njerëzit

15:07, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka vijuar me denoncimin e asfaltit elektoral që po hidhet në mes të shiut gjatë ditës së sotme në Tiranë, konkretisht para njësisë bashkiake Nr. 5.

Sipas Vasilit, bashkia vazhdon të groposë lekë 2-3 javë para zgjedhjeve, sa të kalojnë 14 majin dhe pastaj të qeshin dhe të thonë ja i gënjyem njerëzit.

'Shikoni se çfarë bëhet, vazhdon asfalti elektoral. Hedhin atje në mes të shiut, vazhdojnë varda groposin lekë se e dinë të gjithë se çfarë me asfaltin në mes të shiut, vetëm e vetëm që të gënjejnë njerëzit, mu në mes të Njësisë 5 e keni. Mu para njësisë bashkiake. Urdhëro shikojeni, ditë më të keqe, bllokuar qytetarët, shkatërruar rruga, hidh aty dhe për çfarë e bëjnë që të kalojnë një 2-3 javë vetëm sa të kalojnë 14 majin dhe të qeshin pastaj të thonë ja i gënjyem njerëzit. Ndaj hapni sytë në 14 maj, mashtruesit duhet të ndëshkohen vetëm me votë', thotë Vasili në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco