'Autorizimet, letra bakalli'/ Gjokutaj: Basha de jure dhe de facto s'ka qenë kryetar i PD në 18 mars

18:48, 07/03/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha dha dorëheqjen nga kryetar i PD në 21 mars të vitit të kaluar. 

Mirëpo, një ditë më parë u mësua se Basha kishte lëshuar një autorizim për Enkelejd Alibeajn që e emëron atë si kryetar në 18 mars 2022.

Një dokument i tillë ose është i falsifikuar ose konfirmon pengmarrjen e logos së PD. 

Për avokatin Genc Gjokutaj autorizimet e Bashës nuk kanë asnjë vlerë. 

Ai tha në Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se Basha nuk ka qenë de jure dhe de facto kryetar i PD, pasi ai është zhveshur nga funksionet që prej Kuvendit të 11 dhjetorit. 

"Këto janë letra bakalli. E para, termi autorizim nuk është term statutor. Kryetari mund të bëjë autorizim, por delegimin e kompetencës si kryetar e merr nga Këshilli Kombëtar. Po nuk e bëri Këshilli Kombëtar, ti nuk ushtron funksione. Dhe Këshilli Kombëtar jep kompetencën e kryetarit. Në 18 mars, Lulzim Basha nuk ka qenë de jure dhe de facto kryetar, se partia është 11 dhjetori, nuk është depozitimi në gjykatë. Në Gjykatë është akt formal", u shpreh Gjokutaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco