Skandaloze/ Nikolla bllokon çdo fjalim, sa herë që përmendet Rama

Skandaloze/ Nikolla bllokon çdo fjalim, sa herë që përmendet Rama

10:59, 23/02/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk po lejon asnjë fjalim të opozitës, që përmend kryeministrin Edi Rama.

Në mënyrë skandaloze, sa herë që një deputet flet për kreun e qeverië, Nikolla u heq fjalën. Ndërkohë opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit.

Nikolla i hoqi fjalën deputetes Albana Vokshi kur ajo tha se “Edi Rama e ka vendin në burg”.

“Deputetë të ndershëm socialistë distancohuni nga Rama. Ejani të ngremë sot komisionin hetimor. 24 deputetë keni përjashtuar, turp më të madh nuk ka Lindita Nikolla. Ky parlament sot ka rënë, nuk mbron më interesat e popullit, mbron vetëm interesat e Edi Ramës. 14 herë përmendet emri i Ramës në akt akuzën e drejtësisë amerikane,” tha Vokshi.

Edhe deputetes Ina Zhupa iu ndërpre fjala sapo përmendi Ramën.

“Kam një dakordësi për të dhënë me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, e cila është shprehur se Edi Rama është brand, po është brand ndërkombëtar i korrupsionit”, deklaroi Ina Zhupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco