Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Senatori australian 'kryqëzon' ambasadoren e SHBA: Yuri Kim, diplomate e pandershme!

SYRI TV/ Senatori australian 'kryqëzon' ambasadoren e SHBA: Yuri Kim, diplomate e pandershme!

09:25, 10/02/2023
A+ Aa A-

Ndërhyrjet e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, në çështjet e brendshme në Shqipëri dhe ndikimi në drejtësi është bërë temë diskutimesh edhe në Parlamentin e Australisë së largët. Senatori i njohur australian, Jonathon Duniam, ka kritikuar ashpër ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke pohuar se ambasadorja po e tërheq vendin në të shkuarën. Senatori ka deklaruar se sjelljet e ambasadores sipas tij janë të papranueshme për një diplomate, duke ngritur dyshime se është e pandershme. 

Nga SYRI TV

Ndërhyrjet e shpeshta të ambasadores amerikane Yuri Kim në jetën e partive politike, në zgjedhje dhe madje në sistemin e drejtësisë, kanë tërhequr vëmendjen dhe të  parlamentit te  Australisë. Senatori i njohur australian, Jonathon Duniam, kritikoi ashpër sjelljen e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri,  Yuri Kim, duke thënë se po mban qëndrimet e saj  personale dhe jo të shtetit që përfaqëson. Senatori australian deklaroi se ndërhyrjet e ambasadores po e tërheqin Shqipërinë në të shkuarën. 

Më tej, Duniam, i cili  e njihte me detaje situatën në Shqipëri, komentoi edhe deklaratat e ambasadores amerikane në Twitter, e cila vazhdimisht i adresohet gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ngritur dyshime të forta për integritetin e Yuri Kim.

Senatori australian solli në vëmendje edhe deklaratat e ambasadores franceze në Shqipëri, e cila deklaroi më herët se nuk u takon ambasadoreve të vendosin për Shqipërinë, duke ilustruar kështu sjelljet e paprecedenta të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila në mijëra raste ka ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco