Burimi: Nëse SPAK ka takuar McGonigal, kush do ta hetojë Ramën?

18:41, 07/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi, është shprehur se, kush do ta hetojë Edi Ramën, pas deklaratarës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili tha mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka LIVE’ se, prokurorë të SPAK kanë takuar ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Gazetari Genc Burimi duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, SPAK duhet të qartësojë faktin, nëse ka prokurorë që janë takuar me McGonigal, apo jo.

‘Ajo që më shqetëson mua, është ajo që tha Berisha, që SPAK ka takuar McGonigal. Sot i kërkoj këtij sistemi drejtësie të heqë SPAK-un nga dosja Rama. Unë prisja të hetoj Rama, por kur vetë SPAK-u ka dyshime se është takuar me McGonigal.

Nëse ka dyshime se edhe vetë SPAK qenka kapur nga McGonigal, atëherë kush e heton SPAK. Edhe ajo vetë, ambasadorja Kim mund të jetë objekt i hetimit. Është bërë një tërkuzë, sa edhe sot i kërkojmë me forcë drejtësisë, që SPAK të pyetet, a ka prokurorë që janë takuar me McGonigal, po ose jo.

Nëse del që po, dosja duhet të transferohet’, është shprehur Genc Burimi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku08/02/2023 16:12

ASPAKU dhe ASKUSHI, z. Burimi !!!

Shto koment

Denonco