Kanë dijeni për skandalin 'McGonigal'/ Drejtori militant i SHISH shkrin njësinë që bashkëpunon me DEA-n

Kanë dijeni për skandalin 'McGonigal'/ Drejtori militant i SHISH shkrin njësinë që bashkëpunon me DEA-n

21:13, 06/02/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë fund skandalet e drejtorit militant të Shërbimit Informativ Shtetëror, Oljan Kanushi. 

Syri.net raportoi më herët se Kanushi ka shkelë kushtin e sigurisë për militantët e tij, duke kryer punësime të paligjshme si dhe u është dhënë certifikata e sigurisë elementëve të dyshimtë pa kryer më parë një verifikim të rastit. 

Skandali i radhës është po aq i rëndë.

Drejtori i Komanduar i SHISH i njohur si militant i Edi Ramës, mësohet se ka urdhëruar të gjithë stafin e Njësisë 'HUNTER', njesia anti-drogë që merret me bashkepunimin institucional me DEA-n amerikane, të futen përsëri në testin e Poligrafit. 

Burime të besueshme për Syri.net pohojnë se porosia ka qenë që të digjen të gjithë. Kjo lidhet me rastin e Charles McGonigal dhe Rama e Kanushi nuk duan të kenë dëshmitarë në SHISH. 

Porosi është mjaft e qartë, e gjithë njësia antidrogë që bashkëpunon me DEA-n duhet të digjet dhe mundësia si t'i djegin është t'i fusin në testin e poligrafit. Kushdo që ka bashkëpunuar me DEA-n në SHISH duhet të largohet, ka qenë urdhri i Oljan Kanushit, drejtor i komanduar i SHISH, i cili rezulton se ka ndryshuar emrin.  

SHISH që ka bashkëpunimin më të ngushtë me SHBA, po spastrohet totalisht nga njerëzit që janë specializuar dhe kanë bashkëpunuar me amerikanët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco