Berisha: Duhet të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament

Berisha: Duhet të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament

14:41, 02/02/2023
A+ Aa A-

Nga fjala e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së:

"Kulmin e zi e ka akti i Edi Ramës, i cili nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Këtë informacion ia ka dorëzuar më datën 4 dhe 16 janar të vitit 2018 Agron Neza të ngarkuarit e FBI  për të ngarkuar çështjen të ngarkuarit nga McGonigal.

Kurse Dorian Duçka ka çuar me fluturime të paguara dhe çdo shpenzim dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nik Muzinën dhe këtë aferë në Uashington. Edi Rams po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik. Herë del dhe nuk del. Tani ne jemi këtu.

Së pari, parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.

Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeveri, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.

Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco