Krasniqi: Qeveria e Kosovës duhet të kishte projekt-draftin e saj në tryezën e diskutimit me Serbinë

16:58, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferko ishte publicisti dhe profesori në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi. Krasniqi është shprehur se asociacioni do të ndodhë pasi është pjesë e marrëveshjes që është nënshkruar nga kuvendi i republikës së Kosovës.

Sipas tij kjo nuk është problem i krijuar nga qeveria Kurti por i trashëguar ndër vite që fillimet e saj i ka që në Procesin e Vjenës.

"Deklarata e kësaj natyre dhe këtyre formulimeve mundet që të ishin bërë në vitin 2007 kur ishte procesi i Vjenës dhe po bisedohej për formatin e ardhshëm të shtetit të Kosovës brenda planit Ahtisarit.

Të flitet në vitin 2023 me këto terma është jo realiste, plani Ahtisari është në funksion, prej saj është ndërtuar edhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Ajo ka marrë obligim,e ndërkombëtare në bazë të atij plani dhe nuk duhet që të krijohen paralelizma me Serbinë pasi Kosova i ka marrë përgjegjësitë e veta konkrete si pasojë e realitetit në të cilin ka qenë ndodhur nga pamundësia për t'u shpallur e pavarur vetë me një proces të njëanshëm.

Kjo mënyrë e diskutimit është taktikë për ti ikur përgjegjësisë, sa i përket çështjeve të bashkimit të komunave Kosova me ratifikimit në kuvend të marrëveshjes së Brukselit ka marrë përsipër themelimin e bashkësive së atyre komunave. Në mënyrë apsolute Kosova ka obligime ndërkombëtare që janë nënshkruar në kuvend.

Besoj që qeveria Kurti ka pasur kohën dhe obligimin që të ndërtojnë vetë një draft statut në bazë të obligimeve që ka Kosova dhe gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është bërë dhe tani gjenden llojë-llojë institucionesh dhe fondacionesh që hartojnë dokumente si pasojë e papërgjegjshmërisë së qeverisë. Shteti ynë do të kishte hartuar vetë një draft që do të ishte në tavolinë që të diskutohej nga aleatët dhe do ti jepte një ofensive në procesin e marrëveshjes me Serbinë.

Qeverinë e përfaqëson kryeministri dhe do të duhej që të ishte vetë në procesin e diskutimit në ambasadën amerikane, por do të duhej që të ishte një draft i krijuar nga shteti i Kosovës.

Por duke qenë se në opozitë ai ishte shumë kundër asociacionit ka zgjedhur që të mos përfshihet vetë personalisht dhe ta kalonte ylberin ka dërguar përfaqësues në diskutim.

Është tepër vonë për të pasur pritshmëri për Luginën e Preshevës pasi do të duhej që të negocionin në marrëveshjen e Vjenës, por delegacionet kanë shkuar si turistë. Lugina e Preshevës ka mbetur jashtë cdo lloj përfshirje në këtë proces , ndërsa janë krijuar komunat me shumicë serbe në Kosovë të cilat nuk  ka asnjë arsyeshmëri politike, kulturore por janë bërë kompromise të dhimbshme dhe nuk mund të zhbëhet më.

Kurti do të duhet që të hartojë një dokument të ri dhe të minimizojë dëmet që janë shkaktuar nga marrëveshjet e kaluar që kjo qeveri nuk është përgjegjëse për këtë situatë."- u shpreh ai ndër të tjera

'Syri.Net-Eraldo Stafuka'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco