Ndërtimet/ Rama kërcënon Gjykatën Kushtetuese: Se mos lajthisni...

Ndërtimet/ Rama kërcënon Gjykatën Kushtetuese: Se mos lajthisni...

12:50, 15/12/2022
A+ Aa A-

Pasi ka lejuar dhe toleruar mijëra ndërtime pa leje, disa syresh në mes të Tiranës, kryeministri Edi Rama po shfaqet si prokuror dhe gjykatës.

Disa ndërtime po konfiskohen, disa po prishen, të tjera po tolerohen sërish.

Por sot, Edi Rama kërcënoi Gjykatën Kushtetuese, e cila ka marrë në shqyrtim një padi nga Shoqata e Ndërtuesve.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë”, shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco