Berisha: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh të VËRTETËN

Berisha: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh të VËRTETËN

11:16, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, e nisi ditën duke postuar një pjesë nga fjalimi i mbajtur mbrëmë në përvjetorin e 32-të të Partisë Demokratike.

Berisha postoi një pjesë ku tregon se sa e rëndësishme është e vërteta për të.

“50 vite më parë, mjek i ri në diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez teksa studioja. E vetmja gjë që më lidhte me të ishte Kamy-ja. Ai e donte Kamy-në, edhe unë e doja shumë Kamy-në, në atë kohë se shkrimtarët janë me sezone.

Z.Berisha, më thotë; Kamy-ja ka thënë se: Midis nënës sime dhe të vërtetës, unë zgjedh nënën time. Zhano, i them unë zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time.

Ai më pa, më pa me habi, sepse në fund të fundit ai ishte në një vend të lirë, dhe unë në një diktaturë. Dhe për definicion, e vërteta ishte shumë afër atij dhe shumë larg meje. Por unë përsëri i thashë të vërtetën atij, sepse unë ashtu isha mëkuar”, shkruan Berisha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco