'Ata mjekë sot duhet të ishin në burg'/ Saraçi: Si u pajis me vërtetim për patentë Gert Shehu?

18:55, 07/12/2022
A+ Aa A-

Në Task Force me Sonila Meçon, kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha se mjekët që kanë lëshuar vërtetimin për Gert Shehun, që të pajiset me leje drejtimi automjeti, duhet të jenë sot në burg. 

Procedura ligjore e parashikon që për patentë duhet të çosh kontrollet mjekësore. 

Si kanë firmosur këta mjekë që ky është në rregull, në një kohë kur nga vërtetimi mjekësor rezulton me probleme të shëndetit mendor?

Romir Saraçi: Edhe nëse e ka të rregullt vërtetimin mjekësor, ata mjekë sot duhet të jenë në burg. Për të marrë një patentë duhet, hapi i parë, të shkosh te mjeku i familjes për të marrë një formular dhe për ta plotësuar. Këta mjekët që kanë në monitorim këtë, si i kanë dhënë vërtetim, kur e dinë që në 2018 sipas dokumentit që e mjekojnë, i japin në 2022 vërtetimin për patentë? Ka marrë edhe kredi në bankë disa muaj më parë. Ka shumë mister që e rrethojnë këtë ngjarje dhe për figurën e Gert Shehut nuk është një njeri i rëndomtë, në kuptimin që është hallexhi. Këto media bënë edhe një portret për këtë si jeton familja e tij në varfëri, portret për të ngjallur linjën e reagimit. E kopsitur, e koordinuar, me orkestrim, dirigjim nga një person. Të gjitha këto të bëjnë të dyshosh që ajo ka qenë një sulm i drejtpërdrejtë i porositur për të shkaktuar pasoja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco