Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Spanja bojkoton samitin prej Olsit, mediat iberike ‘kryqëzojnë’ Ramën: Do lejosh gazetarë shqiptarë në konferencë?

Spanja bojkoton samitin prej Olsit, mediat iberike ‘kryqëzojnë’ Ramën: Do lejosh gazetarë shqiptarë në konferencë?

20:41, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ishte i vetmi që nuk mori pjesë në samitin e Tiranës.

Edhe pse zyrtarisht u tha se ai do mungonte për shkak të një feste, mësohet se jozyrtarisht arsyeja lidhet me skandalin e vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

Ky i fundit është i implikuar së bashku me Amant Josifin në mega-vjedhjen prej 2.5 miliardë euro, ku shumica e viktimave janë spanjollë.

Por ndërkohë, gazeta La Vanguardia i ka bërë një pyetje me spec kryeministrit shqiptar.

“A do të mund të marrin pjesë në konferencën për shtyp sot të gjithë gazetarët shqiptarë, përfshirë edhe ata që i keni dërguar për riedukim?” e pyet gazeta.

“Ishte një shaka. Mos e besoni atë marrëzi. Ata tashmë janë rikthyer në konferencat e mia për shtyp. Por marrëdhënia ime me shtypin nuk do jetë kurrë ortodokse. Unë kam qenë në anën tjetër duke mbrojtur lirinë e shtypit, prandaj e kam këtë problem, mendoj. Nuk mund të duroj marrëzi për një kohë të gjatë,” tha Rama.

Megjithatë, gazetarët shqiptarë ishin sot në konferencë. Por ata nuk pyetën për çështjen kryesore, protestën e opozitës dhe sulmin ndaj liderit demokrat.

Kur kjo pyetje erdhi nga një pyetje e huaj, Rama e mbylli konferencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco