Mediat e Fugës asnjë pyetje për sulmin ndaj Berishës/ E pyet gazetarja e Politico, Rama ndërpret konferencën

Mediat e Fugës asnjë pyetje për sulmin ndaj Berishës/ E pyet gazetarja e Politico, Rama ndërpret konferencën

17:24, 06/12/2022
A+ Aa A-

Asnjë nga gazetarët shqiptarë të pranishëm në konferencën përmbyllëse të samitit në Tiranë, nuk guxuan që të pyesin Edi Ramën për sulmin ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha, gjatë protestës paqësore.

Pyetjet e dhëna gati nga Fuga për gazetarët e medieve të kapura nga qeveria, nuk kishin të bënin me sulmin e ditës së sotme, por kujdeseshin që të nxjerrin në pah veç gjëra pozitive.

U desh gazetarja e Politico Suzanne Lynch që ti drejtonte një pyetje Ramës, dhe ky i fundit të ndryshonte menjëherë shprehjen në fytyrë.

Sigurisht që Rama nuk donte që të pyetej publikisht për sulmin e orkestruar ndaj kreut të opozitës dhe pasi dha përgjigjen duke iu frikësuar pyetjeve të tjera, vendosi të mbyllë konfenrecën.

Pyetje: z. Rama, a mund të jepni një përgjigje për atë sulm që ndodhi ndaj kryetarit të opozitës?

Edi Rama: Përgjigja ime e qartë, e kam dhënë tashmë që prej 1 ore. Është në faqen e internetit të qeverisë, faleminderit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco