Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin, shkak Olsi Rama dhe Amant Josifi

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin, shkak Olsi Rama dhe Amant Josifi

17:59, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk ka qenë i pranishëm në Samitin e BE-së që u zhvillua në Tiranë.

Sipas News24, shkak për mungesën e tij është bërë Olsi Rama dhe Amant Josifi, të dy të përfshirë në skandalin e call centerave, ku janë vjedhur më shumë se 2.5 miliardë euro dhe shumica e të mashtruarave janë nga Spanja.

Ndaj biznesmenit, i cili ka qenë dhe këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe është i përfolur për lidhje me qeverinë ka një urdhër arresti nga Spanja, por jo nga Shqipëria.

Pavarësisht se u bë një operacion i madh ndaj disa Call-Center-ave në Shqipëri për mashtrim ku u arrestuan disa persona, emri i Josifit nuk figuronte në raportet e policisë shqiptare, ndryshe nga policia spanjolle.

Amant Josifi akuzohet për mashtrim 2.5 mld € të 200 mijë europianëve me call center.

Sipas opozitës Amant Josifi është i lidhur me Olsi Ramën dhe madje vëllai i kryeministrit qëndron pas këtij aktiviteti kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco