Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

VIDEO/ Zhulali: Reagoni qytetarë, Veliaj po vjedh taksat tona me drejtorët hajdutë

20:13, 26/04/2024
A+ Aa A-

Ilda Zhulali, anëtare e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, u shpreh në tubimin qytetar, që zhvillohet prej 116 ditësh në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, se të gjithë ata qytetarë që iu bashkuan sot protestës para Bashkisë së Tiranës, ishin fotografia më e bukur e Tiranës europiane.

Zhulali tha se po i drejton një mesazh të gjithë atyre që janë të revoltuar nga grabitjet në Bashkinë e Tiranës, por jo vetëm edhe me skandalet e Qeverisë, por nuk i bashkohen protestave.

“Qytetarë unë e kuptoj se ju po prisni kohën perfekte, por mos prisni kohën perfekte, reagoni për të kërkuar llogari se ku shkojnë ato taksat që ne i paguajmë.

Janë vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Janë vjedhur vetëm sot 80 mijë euro për këtë inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, të cilat mund ti jepeshin njerëzve në nevojë, grave dhe vajzave që luftojnë për jetën, të rinjve dhe të rejave”, tha Zhulali.

Zhulali tha se Erion Veliaj dhe drejtorët e tij kanë vjedhur edhe 30 mln euro të tjera përmes ‘5D’, ndaj është koha për të protestuar për dinjitetin tonë, familjet tona.

“Ne duhet ti heqim Bashkisë së Tiranës njollën e hajdutëve që Veliaj dhe drejtorët e tij ia kanë damkosur”, tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco