Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Opozita do të ndjekë tri rrugë kundër projektit të Portit të Durrësit'

'Opozita do të ndjekë tri rrugë kundër projektit të Portit të Durrësit'

08:26, 18/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ftuar mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit”,  u pyet se çfarë do të bëjë opozita që projekti i qeverisë për Portin e Durrësit të mos realizohet,

Sali Berisha tha se opozita do të ndjekë tri rrugë, që nga komisioni hetimor parlamentar, padia në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta qytetare. Ai tha se për aq para sa ka firma që do të ndërtojë portin, duheshin bërë aksionerë qytetarët durrsakë, që porti të mbetej i tyre.

 “Opozita do të krijojë komisionin hetimor parlamentar, do ta padisë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ketë një protestë të jashtëzakonshme të qytetarëve që kanë jetuar dhe mbijetuar nga ai port. Po jepua atyre atë tokë, bëjini aksionerë ata, që futen me 10 mijë lekë. Kërkoi çdo qytetari nga 10 mijë lekë. 12 mijë apartamente janë. Do të bësh një mirësi për qytetin e Durrësit? Bëji durrsakët, që kanë shekuj që jetojnë me portin, aksionerë.

Një zonjë që punon për UN ka nxjerrë sot një shkrim: ‘Fati i portit të Durrësit, si porti i Bejrutit”. Atje e mbyllën portin dhe ndërtuan Portin e Marinës për jahtet e qeveritarëve dhe të pasanikëve dhe apartamentet, pasuri përrallore për ta. Identike si atje”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco