‘Samiti i BE-së në Tiranë’/ Berisha: Fundi i aleancës trelaterale të projektit serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’

‘Samiti i BE-së në Tiranë’/ Berisha: Fundi i aleancës trelaterale të projektit serbo-rus ‘Ballkani i Hapur’

16:38, 24/10/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE-së në Tiranë në fillim të dhjetorit që vjen.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se sipas PD, ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco