DOKUMENTET/ Ja si qeveria po blen (merr me qira) median kombëtare TCH

DOKUMENTET/ Ja si qeveria po blen (merr me qira) median kombëtare TCH

18:43, 02/10/2022
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi

Ja si qeveria po blen (merr me qira) median kombëtare Top Channel: duke perdor Blushin si sekser dhe kryer vepër penale me fatura fiktive!

Mega-Afera me foto:

1. Blushi ne 2017 si kryetar i Libra quante inceneratoret si afere korruptive.

2. Blushi ne bashkëpunim me sekseret e inceneratoreve Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto krijojnë guackën EM Capital ne Bullgari për t'u fshehur. Kjo guackë nuk kishte para kur u krijua, por do merrte mbi 1 milion euro nga inceneratori i Tiranes (pra merr para publike përkundrejt lëshimit të faturave fiktive!).

3. EM Capital (Mertiri-Zoto-Blushi) nënshkruajnë kontrate me pronaret e Top Channel për t'iu blere borxhin 51% te kompanisë Lori Cafe (emri zyrtar Valtelina shpk) qe e kishin te tretet. Kontrata kërkonte 153 milion leke qe do paguheshin fillimisht (Kjo ishte shuma qe ishte borxh tek te tretet qe kishin marre 51%) dhe 600,000 euro do paguhej me këste.

4. Kontrata firmoset, paratë jepen për borxhin, dhe hyn ne fuqi kontrata ne Dhjetor 2019 ku Mertiri-Zoto-Blushi dalin si pronar me 51% tek Lori Cafe (Valtelina shpk).

5. EM Capital (Zoto-Mertiri-Blushi) lëshojnë fatura fiktive për inceneratorin e Tiranes për një vlere te vërtetuar prej te paktën 1,050,000 euro!!! Lefter Koka ka 1 vit i burgosur për fatura fiktive, POR aha kur vjen puna tek Rama & Blushi SPAK kthehet ASPAK.

6. Blushi rri drejtor për 2 vjet ne Top Channel dhe kjo media kombëtare kthehet ne avokate te Edi Rames dhe inceneratoreve. Përveç milionave si reklama, Top Channel prodhon me pagese edhe 3 emisione pro inceneratoreve, duke keqpërdorur edhe pedagogë (duke marrë pjesë të fjalive që pëlqen e heq te tjerat).

7. Në 2022 çudia ndodh: Ndonëse kane marre mbi 1 milion euro nga para publike përmes inceneratorit te Tiranes dhe ndonëse kane paguar Lori Cafe te paktën 153 milion leke (për borxhin tek te tretet), Zoto-Mertiri-Blushi dalin me 0 aksione nga kompania e Lori Cafe pasi nuk i kanë bërë pagesat ne kohe!!! Pra, jo se nuk kane paguar, JO, paratë u paguan, por jo ne kohe! DMTH Mbaroi kontrata e marrjes me qira të medias kombëtare!

Mega-afera e Inceneratoreve është korrupsion masiv i Edi Rames, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, etj., përmes seksereve të tyre që i përdoren si instrumentale përfshi: Mirel Mertiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Ben Blushi, Lefter Koka dhe Alqi Bllako.

Përpjekja për te mbyllur mega-aferën me fatura fiktive te kokës apo zëri kadastral i gabuar për Bllakon janë mjerane dhe tregojnë se Drejtësia e kapur nga Soros është më e pisët se çdo lloj dreqtësie që mund të ketë pasur ndonjëherë në këtë vend. Kemi bërë mbi 150 pyetje të thjeshta për SPAK, por janë thuajse retorike, pasi është mega-aferë e menduar nga Ahmetaj, por e dirigjuar dhe komanduar direkt nga Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi.

Nuk fshihen dot me hetim të demit nga keqpërdorimi i zërit kadastral (0.1% e vlerës që po vidhet!). Te shohim cila media apo portal do ketë kellqe të nxjerrë këto foto dhe prova që tregojnë kapjen e medias kombëtare nga Edi Rama dhe aferën me Blushin dhe Mertirin që lëvizin lirshëm në Tiranë, ndonëse janë pjese e faturave fiktive. #SkaKohePerPushim #egjithevemendjaperJU #nukkakoheperpushim #inceneratoret

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 02/10/2022 19:42

TCH, qe kur doli ne skene, kete kurs ka mbajtur, vetem se tani ka hequr dhe breket, si canal kurve qe eshte!

Shto koment

Denonco