Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

SYRI TV/ Shkatërrimi i rrugës në Kaçinar nga reshjet, banorët në protestë: Bashkia e mori në dorëzim!

13:52, 29/09/2022
A+ Aa A-

Banorët e 12 fshatrave të Mirditës, u ngritën në protestë pas shkatërrimit të aksit rrugor Rrëshen - Bukmirë. Ky aks u dëmtua nga reshjet e shiut të ditëve të fundit, ndërsa për punimet pa cilësi banorët fajësuan bashkinë e Mirditës. Ata kanë lënë afate për rikonstruksionin e këtij aksi, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Nga SYRI TV

Rreziku nga izolimi i më shumë se 12 fshatrave për shkak të dëmtimit të aksit Rrëshen - Bukmirë, ka ngritur në protestë  banorët e fshatrave të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës.

Banorët fajësuan bashkinë e Mirditës si përgjegjëse kryesore, pasi pa u marrë akoma në dorëzim, ky aks është bërë i pakalueshëm.

Pas protestës para bashkisë, ku banorët nuk u pritën nga asnjë zyrtar, protestuesit u zhvendosën përpara hidrocentralit të Kaçinarit në pronësi të një kompanie turke, e cila gjithashtu është dhe ndërtuesja e rrugës.

Banorët u përballën me përfaqësuesin e firmës turke, Dem Neziri, i cili deklaroi se ka nisur puna që rruga të rikthehet në gjendjen e mëparshme, por banorët kanë lënë disa afate.

Aksi Rrëshen - Bukëmirë u dëmtua dy ditë më parë nga reshjet e shiut që përfshinë veriun e vendit.

Erozioni shkaktoi shkatërrim të rrugës, duke e bërë të pakalueshme në disa pjesë të saj.

Ky aks shërben për lidhjen e 12 fshatrave në Mirditë, me një popullsi prej rreth 6 mijë banorë.

Gazetar: M. Marku

Operator: E. Nikolli

Redaktor:J. Hoxhaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco