FOTO/ Ilir Meta pret ambasadoren Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë

FOTO/ Ilir Meta pret ambasadoren Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë

14:39, 23/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në selinë zyrën e tij, ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Lajmin e jep vetëm Meta me një postim në Facebook,

‘Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim.

Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE’, shkruan Meta në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir 23/09/2022 15:26

Përse Yuri Kim takon meten?! Ne cfare tagri? Lsi-ja ska asnje vlere...takim i pakuptimte, i parpritur...nderkohe qe meta pritet te arestohet nga një moment ne tjetrin!

Shto koment

Denonco