Berisha: Kjo do jetë vjeshta e grevave, protestave, revoltave paqësore dhe mosbindjes civile

Berisha: Kjo do jetë vjeshta e grevave, protestave, revoltave paqësore dhe mosbindjes civile

13:18, 23/09/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi sot para gazetarëve se kjo do jetë vjeshta e grevave dhe protestave.

“Sali Berisha dhe PD do bëjë gjithçka që kjo vjeshtë të jetë vjeshtë grevash, protestash, revoltash paqësore, mosbindje civile. Ky është kushti më themelor për të kthyer vendin në normalitet. PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është shumë e lartë. Pritshmëria e tyre është shumë e madhe,” tha Berisha.

“Nuk do përsëritet opozita e Bashës. Nuk jemi në atë fazë. Duhet të bëjmë shumë punë për grevat, protestat, mosbindjen civile. Natyrisht duhet organizim. Do të fillojmë betejën me Edi Ramën dhe Edi Rama e ndjen këtë,” tha ai.

Berisha thotë se mes tij dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilri Meta nuk ka rivalitet për drejtimin e opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se me Partinë e Lirisë do të koordinohet për aksionin opozitar.

“Nuk rezulton asnjë lloj rivaliteti. Takime bëhen, janë publike dhe jopublike. Jam i bindur që me Partinë e Lirisë do ketë marrëdhënie shumë të mira dhe bashkërendim shumë të mirë. Sezoni që vjen, jemi në të njëjtën valë, do ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për suksesin e protestave tona”, theksoi kryedemokrati.

Berisha tha gjithashtu se në PD po punohet për të përgatitur infrastrukturën ligjore për primaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!23/09/2022 14:54

Vjeshta avash avash po ikën e po vjen dimri. Do ketë edhe grevë edhe revoltë paqësore, edhe mosbindje civile? Ku ka revoltë paqësore kur do të bësh mosbindje civile dhe grevë?! Dmth je aq i acaruar dhe i mashtruar e i vjedhur nga pushteti sa revoltohesh paqësisht? Atëherë i bie të jesh gomar! Një pushtet që tallet me popullin, të vjedh e të shtyp e nuk pyet për skandalet e përditshme që dalin, nuk rrëzohet me protesta me lule apo me drita celularësh siç bënte Luli. Ai pushtet prapë do vjedhë e do blejë vota. Protestat dy orëshe në bulevard janë thjesht teatër. Nqs i keni kërcënimet me protesta sa për të trembur Ramën apo drejtësinë Sorosiane që mos t'ju arrestojë, kjo është punë tjetër, s'ka lidhje me popullin.

Shto koment

Denonco